Adoptimi i iOS 9 arrin në 79% të paisjeve

Pasi kishte ngecur në 77 përqind për plot 4 javë, Apple të Hënën ka përditësuar faqen kresore për zhvilluesit në App Store me statistikat më të fundit sa i përket adoptimit të iOS 9.

Auto & Tek

16/03/2016 01:37

Sa i përket statistikave të datës 7 Mars, 2016, iOS 9 është instaluar në 79 përqind të pajisjeve që së fundmi kanë aksesuar App Store.

Dy pikët e rritura në karahasim me 77 përqind të adoptimit që u regjistrua një muaj më parë erdhi në kurriz të iOS 8 dhe versioneve më të hershme të cilët kanë humbur terren ndaj iOS 9. iOS 9 tani është i instaluar në 8 nga 10 pajisje.

Screenshot_2

Specifikisht, iOS 8 ka rënë nga shtatëmbëdhjetë përqind një muaj më parë, në gjashtëmbëdhjetë përqind tani, një rënie me një pikë. Versionet e vjetra të iOS, të raportuara në mënyrë kolektive në kategorinë e “Të tjera”, tani përfaqësojnë pesë përqind të pajisjeve kundrejt gjashtë përqind një muaj më parë.

Numrat tregojnë se shumica e rritjes së iOS 9 tani vjen nga përdoruesit ekzistues të cilët vazhdojnë të përmirësojnë versionet e mëparshme të iOS në iOS 9.

Apple së fundmi u shpreh se instalimi i iOS ka kaluar një miliard pajisje aktive në total duke përfshirë iPhone, iPad, Mac, iPod touch, Apple TV dhe Apple Watch.