99 vjeçares i ndërpritet rryma, s’kishte para ta paguante

Duket se këto skema lehtësuese nuk kanë mbërritur ende në banesën e një të moshuare 99 vjeçare në fshatin Fan të Mirdites shume pranë rrugës së Kombit.

Lajme

20/10/2015 23:05

Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme varfërie. Dorën e shtetit ajo e ndjeu vetëm për t’i prerë energjinë elektrike, para dy muajsh pasi nuk kishte mundësi ta paguante.

E moshuara 99 vjeçare tregon se e vetmja e ardhur për të është pensioni prej 7 mijë lekësh të reja me të cilët i duhet që të sigurojë bukën e gojës.

E moshuara rrëfen se në mjaft raste mezi ia ka dalë të ushqehet, e ndihmuar edhe nga fqinjët.

99 vjeçarja ka vetëm një vajzë e cila gjithashtu është në gjendje të rëndë ekonomike.

“Ka një çati e cila pikon dhe e ka shtëpinë në gjendje të mjerueshme .Për ndonjë riparim , për ndonjë gjë çfarë të mundet për ta ndihmuar sepse është në gjendje shumë të keqe”.

Ky është vetëm një prej rasteve që dëshmon se skema e ndihmës së OSHEE për shtresat në nevojë nuk ka arritur ta shtrijë efektin e saj kudo.