80 vjeçari i futet modelizmit për herë të parë në jetë dhe është thjesht mahnitës

Ky gjysh kinez është kthyer në një yll mode në moshën 80 vjeçare.

Fun

06/11/2016 21:08

Wang Deshun është një aktor 80 vjeçar dhe artist i cili së fundmi bëri paraqitjen e tij të parë në një podium si model dhe absolutisht i ka mahnitur të gjithë, transmeton lajmi.net

Wang bëri debutimin e tij gjatë javës së modës në Kinë dhe shumë shpejt e gjeti vetën në qendër të vëmendjes kombëtare.

Ai duket shumë simpatik dhe karizma e tij bëri që të merr emrin si “gjyshi më ‘hot’ i Kinës” dhe askush nuk mund të thotë të kundërten.

Qëndrimi i tij ësht fantastik dhe trupi e thotë të kundërten e moshës që ai ka. Ndër të tjera Deshun ka treguar se çdo ditë punon me vetën nga 3 orë ushtrime fizike./lajmi.net

1 2 3 4 6