8 Motrat Mustafa arrijnë suksesin e parë me këngën “Çika e nanës”

Motrat Mustafa dy ditë më parë publikuan projektin e veçantë dedikuar nënës.

ShowBiz

14/04/2019 07:58

Kësaj radhe në këtë këngë erdhën 8 motrat bashkë me nënën, madje kjo e fundit këndon disa vargje, shkruan lajmi.net.

Kënga me tekst dhe videoklip prekës është pritur shumë mirë nga publiku, pasi tema flet për sakrificën që nëna bën për fëmijët.

Për pak orë, kjo këngë ka grumbulluar hiç më pak se 1 milion klikime në YouTube, duke shënuar suksesin e parë për 8 motrat. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=4x7F18BjsVI