“70 mijë euro brenda vitit”, Avdyli flet si avokat i presidentes: Ajo po e mbron sovranitetin

Deputetit Haxhi Avdyli siç duket nuk i kanë pëlqyer fort akuzat e deputetes, Floretë Zejnullahu, ndaj presidentes Osmani, për faktin se ajo bashkë me burrin e saj marrin mbi 70 mijë euro në vit nga buxheti i Kosovës.

Lajme

16/07/2021 12:19

Avdyli ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se Zejnullahu nuk po merret me pagën e saj si deputete.

Ai duke u munduar të mbrojë presidenten Osmani ka thënë se paga e presidentit është e njëjta me presidentët paraprak.

Madje sipas saj, dallimi qëndron në faktin se sipas tij, Osmani po e mbron sovranitetin e vendit.

Postimi i plotë i Avdylit:

Një deputete e PDK-së sot me lot krokodili vajtoi për pagën e Presidentes, e nuk po merret me pagën e saj e tonën si deputetë. Poashtu harroi me qëllim, që paga e presidentit është e njëjta me presidentët paraprak, por dallimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentit Thaqi është se Presidentja Osmani po e mbron kudo tërësinë dhe sovranitetin e vendit e Thaqi i patë vënë kufijtë e Kosovës në pazar. Herë duke lajthitur me bashkimin e Luginës ,herë me komunat e Rankoviqit. Por siq ka lajthitur Thaqi me kufijtë e Kosovës edhe deputetja e Pdk-së ka lajthitur me fjalimin e saj koti. /Lajmi.net/