67 vite martesë, në fund vdesin duke mbajtur duart e njëri tjetrit (Foto/Video)

Derisa disa e shohin martesën dhe divorcin si pjesë normale të jetës martesore, disa të tjerë i nderojnë zotimet hyjnore që kanë bërë bashkë. Ky çift është shembull i zotimit, deri në frymën e fundit.

Lifestyle

08/05/2017 09:35

Ky çift kishte dëshirë që të jetonte, për shkak se nuk donin ta braktisnin njëri tjetrin.
Në fund, ata vdiqën bashkë duke i mbajtur duart, pas 67 viteve martesë, të rrethuar nga anëtarët e familjes prej katër gjeneratave, transmeton lajmi.net

Floyd dhe Violet Hartwig nga Fresno, Kaliforni, e kanë njohur njëri tjetrin që nga shkolla. Ata u martuan me 16 gusht të vitit 1947, dhe vdiqën bashkë me 11 shkurt 2015.

“Ata ishin vetëm njerëz të mirë që ishin të përkushtuar ndaj njëri tjetrit, pavarësisht situatës” tregon vajza e tyre, Donna Scharton për ABC News.

Scharton tha për nënën e saj, Violetën, se gjendja e saj shëndetësore vazhdonte të ulej. Njëkohësisht ato ditë, ajo mori telefonatë nga mjeku i babait të saj duke i thënë se ai kishte dështim të veshkave dhe kishte vetëm dy javë për të jetuar.

Familja vendosi që të dërgojë Violetën në spital, në mënyrë që të mund të ishte me burrin e saj në ditët e fundit të jetës.

Anëtarët e familjes kanë qenë bashkë në spital, kur çifti ndërroi jetë.

90 vjeçari Floyd vdiq duke mbajtur dorën e gruas së tij, ndërkaq që 89 vjeçarja Violeta e përcjelli burrin e saj të dashur pesë orë më vonë. /Lajmi.net/

YouTube player