5 milionë dollarë për fitoren e Trump, ky është basti politik më i madh në histori

Një britanik raportohet se ka futur në bast 5 milionë dollarë që presidenti Trump të fitojë zgjedhjet e sotme - bast ky që mendohet të jetë më i madhi ndonjëherë.

Bota

04/11/2020 04:22

Një ish-bankier përdori një bastore private për të vënë bastin për fitoren e Trump dhe thuhet se ai mund të fitojë deri në 15 milionë dollarë, shkruan lajmi.net.

Ai futi 5 milionë euro në bast pasi u këshillua me personat e brendshëm në kampanjën e Trumpit.

“Fjala për këtë bast ka bërë xhiron dhe ne mendojmë se është më e madhja e bërë ndonjëherë në politikë”, tha një burim për mediet britanike.

Në SHBA është e paligjshme, por bastet në politikë janë të njohura në Angli dhe shumë vende të tjera. /Lajmi.net/