45 sekondat më të çmendura në një ndeshje futbolli

Almagro dhe Atletico Cordoba u takuan në fazën ‘’play-off’’ të Primera B Nacional, niveli i dytë i futbollit argjentinas.

Sport

29/05/2019 10:14

Kjo ndeshje prodhoi sekondat më të çmendura që janë parë ndonjëherë në një ndeshje futboll.

Edhe ndeshja e parë mes Almagros dhe Atletico Central Cordobës kishte prodhuar skandale, me Maximiliano Garcia i cili u ndëshkua me të kuq. Ndeshja që u zhvillua të martën e kaluar përfundoi 2-1 në të mirë të Cordobas, transmeton lajmi.net.

Cordoba siguroi fitore po ashtu me rezultat 2:1 edhe në ndeshjen kthyese dhe Almagro mbeti sërish me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që këtë herë Leonardo Costa u ndëshkua pas vetëm 30 minutave lojë.

Almagro nuk arriti dot ta siguronte promovimin, pavarësisht se u renditen në vendin e katërt kundrejt Cordobas që u rendit dy pozita më poshtë. Fituesi i këtij takimi do kërkojë promovimin pasi në finale do përballet me Sarmientos, ndeshja që luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Gjithsesi, në videon e mëposhtme mund të shihni 45 sekondat më të çmendura në një ndeshje futbolli. Ndërhyrje, kacafytje dhe për më tepër, reagime të ashpra ndaj gjyqtarit të ndeshjes. /Lajmi.net/