3 ditë kërkime në Bulqizë, shuhen shpresat të jenë gjallë minatorët kinez

Kanë hyrë në ditën e tretë kërkimet për tre minatorët kinezë të humbur që ndodheshin në nivelin e 21-të të minierës në Bulqizë të shtunën e 4 shkurtit 2017, kur ndodhi dhe shpërthimi.

Lajme

07/02/2017 10:23

Burimet bëjnë me dije vijon rrjedha e gazit në minierë, ndërsa minatorët mbeten të bllokuar në nivelin 21 të galerisë.

Nga shpërthimi në minierë mbetën të plagosur edhe tre punëtorë të tjerë nga Kina. Ministria e Energjisë dhe Industrisë tha në një deklaratë për mediat se ngjarja ndodhi në nivelin e 21-të të minierës së kromit në Bulqizë, gjatë punimeve që po zhvillohen në kuadër të investimit për hapjen e pusit të thellësisë që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone mineralmbajtëse.

Ministria tha gjithashtu se në përfundim të operacionit të kërkim-shpëtimit, strukturat përgjegjëse do të hartojnë raportin përkatës dhe analizojnë shkaqet e dinamikën e aksidentit të ndodhur.