27 vjeçarja djeget e gjallë për borxh

Tre burra janë arrestuar në Vasai të Indisë si të dyshuar për vrasjen e një 27 vjeçarje e cila ishte djegur dhe pastaj trupi i saj ishte hedhur në xhungëll.

Bota

21/05/2016 00:40

Të dyshuarit prej moshës 27 deri në 30 vjeç, e kishin djegur të gjallë pasi nuk u’a kishte paguar borxhin, përcjell lajmi.net

Viktima, Kavita Kothare u kishte marrë borxh atyre me qëllim të kthimit me një shifër më të lartë dhe pasi nuk e kishte bërë ajo ishte rrëmbyer të dielen ndërsa trupi i saj u gjet i djegur të mërkuren, sipas autoriteteve vendase.

Babai i viktimës kishte bërë një ankesë në polici pasi ai ishte thirrur nga treshja e cila akuzohet për vrasjen e saj me qëllim të kthimit të parave, pasi policia i ka arrestuar, ata e kanë pranuar se e kanë djegur gruan.

Ata do të dalin sot para gjykatës dhe do të vendoset për dënimin që do të marrin./lajmi.net