21-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga katër persona, arresohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të dhunimit.

Lajme

07/02/2022 18:09

Rasti është raportuar në polici më 20 janar 2021, ku dyshohet se një person, femër 21-vjeçare, është dhunuar nga katër persona të dyshuar.

Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme dhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me arrestimin e A. O., (23) dhe D. R. (21), të dy shtetas kosovarë.

Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftim.