2-3 milionë eurot e Xhavit Halitit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publik për këtë vit.

Lajme

06/06/2019 10:54

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti posedon 1 milion e 20 mijë euro pasuri të paluajtshme, shkruan lajmi.net.

Në këtë lloj të pasurisë hynë, toka pyjore dhe bujqësore, dy shtëpi familjare dhe një banesë.

Ndërsa në pasuri të luajtshme, Haliti i ka deklaruar 30 mijë euro, 15 mijë prej tyre stoli ari që i takojnë bashkëshortes. Të holla të gatshme në banka, ai ka mbi 100 mijë euro.

Të hyra vjetore, Haliti ka mbi 30 mijë euro vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Kujtojmë se Haliti në një emision televiziv kishte deklaruar se secili sot i ka 2-3 milionë euro pasuri. /Lajmi.net/