17 shkurti, homazhe e nderime në Prekaz e Velani

Për ditën e pavarësisë së Kosovës liderët shtetëror bënë homazhe në varrezat e luftëtarëve të UÇK-së.

Lajme

17/02/2021 21:25

Gjithçka nisi me ngritjen e flamurit të shtetit të Kosovës.

E më pas, për nderë të festës së pavarësisë, filluan homazhet tek varret e atyre që dhanë gjithçka për vendin.

Në ngjarje si kjo e 17 shkurtit, destinacioni i të gjithëve është Prekazi.

Vendin që ndryshe njihet si ikonë e lirisë, e vizitoi u.d e Presidentit dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Pak orë më pas edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti u pa në Prekaz. E më pas edhe udhëheqës të partive politike në Kosovë.

Në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, vizita janë bërë edhe tek varri i ish Prisidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.