“Tages Anzeiger” me artikull për albumin e ri të Loredanës

Revista "Tages Anzeiger" i ka kushtuar artikull të gjatë Loredana Zefit.

ShowBiz

14/09/2019 10:04

“Do të marr një vilë së shpejti, me rreth 23 dhoma”, është titulli i artikullit kushtuar Loredanës.

Pëkundër titujve negativë që gruaja nga Emmernbrucke ka prodhuar muajt e fundit, Loredana mund të mburret me shifrën e transmetimeve që lëvizin krah yjeve si Lana Del Rey dhe Madonna, shkruan Tages Anzeiger, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pasi akuzat për mashtrim dhe zhvatje u bënë të njohura, ajo publikoi këngën me vargjet “Unë do të blej shtëpinë tuaj, unë do të blej gruan tuaj dhe unë do t’ju blej me…” dhe videot mbanin rroba të stilistëve të shtrenjtë.

Dje është publikuar albumi i parë “King Lori” nga Loredana në të gjitha shitjet “Grove Attack”.

Ajo ka punuar dymbëdhjetë kënhë në studio bashkë me Macloud dhe Miksu, duke ndërthurur në mënyrë të shkëlqyeshme këtë bashkëpunim.

Fokusi kryesor është në kultivimin e figurës së Loredanës, albumi fillon me një baladë për vajzën e saj.

Një këngë, në të cilën Loredana shpjegon në mënyrë të mrekullueshme se ajo po ecën në rrugën e pop-yllit vetëm për shkak të saj, transmeton lajmi.net.

“Vendos gurë në rrugën time pa problem, unë tani kam gjithçka, nga syzet e Cartier”, thuhet në një varg të saj.

Ajo këndon për fuqinë e parasë, makinat e produktet e markave të njohura.

“Më duket aq e ndritshme, urrejtësit bëhen të verbër, diamante në zinxhir dhe unaza, shtëpia ime e re si një labirint, do të dyfishoj fitimin”, thotë në vargjet e njërës këngë.

Dhe kur ajo tregon ndjenjat, atëherë gjithçka përfundon me hakmarrje dhe vrasje “Më premtove, nuk do më lësh kurrë, çfarë mendove”, unë do të ta thyej qafën”.

Kështu që Loredana me të vërtetë nuk bëhet një figurë e popullore në këtë album. Por disi kjo figurë, është kasta ideale në një kohë kur egoja në botën virtuale stilizohet pasi super-egoja dhe njerëzit bëhen depresiv kur janë shumë duke parë teksa të tjerët tregojnë suksesin në mediat sociale. /Lajmi.net/