11-vjeçari bënte shaka, u qëllua për vdekje nga policia

Një fëmijë është qëlluar për vdekje në qytetin pakistanez të Karaçit, meqë ishte maskuar për të trembur rojet, duke pasur qëllim shakanë. Kjo shaka e një fëmije 11 vjeçar u kthye në tragjedi.

Bota

21/03/2016 18:36

Fëmija, sipas BBC-së, kishte hyrë fshehtas tek rojet, por ata qëlluan në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Ani pse u dërgua në spital, 11 vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Roja që qëlloi drejt viktimës u arrestua nga policia.

Karaçi ka mijëra roje private të sigurisë, të cilët nuk janë të trajnuar ashtu siç duhet për profesionin që e mbajnë. Familjarët dhe banorët lokal kanë organizuar një protestë pas vrasjes së djaloshit 11 vjeçar./kp