100 milionë euro

Zenit St Petersburg kërkon 100 milionë euro për shitjen e mesfushorit Axel Witsel.

Merkato

28/07/2015 09:10

Axel Witsel vështirë se do të transferohet në Milan.

Drejtori i përgjithshëm i Zenit St Petersburg, Mitrofanov ka thënë se nevojiten së paku 100 milionë euro për shitjen e mesfushorit belg.

“Për ne është e përjashtuar mundësia që Witsel të largohet. Kush do që është i interesuar duhet të paraqes ofertë prej së paku 100 milionë euro”, deklaroi ai, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

“Vetëm në një kusht të tillë mund të pranojmë shitjen e futbollistit që për ne është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Mitrofanov.