10-vjetori i javës për të drejtat e viktimave të krimit në Kosovë

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN WOMEN-it, do të organizohet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila do të mbahet më 21 dhe 22 tetor 2019.

Lajme

18/10/2019 16:16

Këtë vit shënohet 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”.

Konferenca do të jetë dyditore dhe do të mbahet në Hotelin “Emerald” në Prishtinë.

Mesazhi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi për nder të 10-vjetorit të ” Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimi“.

Si Kryeprokuror i Shtetit vlerësoj që në ballë të kësaj Jave nëpër vite kemi vënë në prioritet të drejtat e viktimave, por edhe një paralajmërim serioz për shkelësit e të drejtave të viktimave të krimit, sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe, si të tilla, duhet mbrojtur me çdo kusht nga institucionet shtetërore.

Angazhimi im si Kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore. /Lajmi.net/