10-vjeçarja e përdhunuar dhe masakruar, arrestohet nëna e saj me të dashurin

Krim horror në New Mexico. Vajza gjendet e vdekur në ditëlindjen e saj të 10­-të, brenda banesës së saj në Albuquerque, ndërkohë që hetimet treguan se ajo ishte e droguar, përdhunuar dhe më pas masakruar.

Bota

26/08/2016 11:48

Në akuzë janë vënë nëna e saj, Michelle Martens, 35-­vjeç, i dashuri i mamasë Fabian Gonzales, 31-­vjeç dhe kushërira e tyre Jssica Kelley.

Ka qenë policia ajo që ka gjetur viktimën e masakruar dhe ka parë skenën e tmerrshme, banesën e larë në gjak e më pas ka arrestuar edhe tre personat që akuzohen për krimin.

Policinë e njoftoi një nga fqinjët e familjes, pasi kishte dëgjuar një zhurmë të pazakontë dhe ulërima. Shefi i policisë ka treguar se ajo që pa në vendin e ngjarjes, ishte horror, gjëja më e keqe dhe më e rëndë që kishte parë në gjithë jetën e tij në atë detyrë.

Nuk ka ende të dhëna rreth shkakut, ndërkohë që policia po vijon hetimet.