10-vjeçares iu mohua aborti, e tmerrshme çka u zbulua kur lindi fëmijën

Duke e ditur se ligji indian nuk abortin pas javës së 22-të, vajza 10 vjeçare e cila u dhunua seksualisht u detyruar ta sjellë në jetë fëmijën.

Lifestyle

01/11/2017 22:39

Ajo u zbulua se ishte shtatzëne në muajin korrik, pasi iu ankua prindërve se kishte dhimbje stomaku.

“Shtatzënia e vajzës u zbulua vetëm në muajin korrik, pasi vogëlushja ishte ankuar për dhimbje stomaku dhe prindërit vendosën ta dërgonin në spital. Megjithatë, vajza nuk ishte e vetëdijshme për shtatzëninë e saj dhe i thuhej se kishte gurëza në bark”, kishte thënë mjeku që u kujdes për të, transmeton gazetametro.net

Ajo çka është më e tmershmja këtu është vajza kishte thënë që është dhunuar nga xhaxhai i saj 40-vjeçar, dhe pasi u krye testi i ADN-së u zbulua se fëmija nuk ishte i xhaxhait të madh dhe policia nisi të kërkonte të dyshuarin dhe arrestoi këtë shtator xhaxhain e dytë, i cili edhe rezultoi babi biologjik i fëmijës së 10-vjeçares.

Sipas vendimit të gjykatësit të bërë këto ditë xhaxhai i dytë i vajzës u shpallë fajtor, dhe jo sipas asaj që tha vajza e vogël.

Fëmija ka lindur në gusht dhe i është dorëzuar entit për mirëqenie sociale.