10 minuta drejt fundit, zhbllokohet rezultati në ndeshjen Bayern Munich – Galatasaray

Është shënuar goli i parë në ndeshjen midis Bayern Munichut dhe Galatasarayt, në Ligën e Kampionëve. Bavarezët kanë shënuar golin e epërsisë 1:0 ndaj Galatasarayt, në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan lajmi.net. Sulmuesi Harry Kane ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 80-të të përballjes. Sfida mes Bayern Munichut dhe Galatasarayt është në kuadër të…

Sport

08/11/2023 22:41

Është shënuar goli i parë në ndeshjen midis Bayern Munichut dhe Galatasarayt, në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët kanë shënuar golin e epërsisë 1:0 ndaj Galatasarayt, në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Harry Kane ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 80-të të përballjes.

Sfida mes Bayern Munichut dhe Galatasarayt është në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/