10 milionë edhe për ‘S’jena mo’ të Majkit dhe Getit (Video)

Kënga hit 'S'jena mo' ka arritur të hyjë në 'klubin' e këngëve me 10 milionë shikime.

ShowBiz

22/09/2015 13:37

Suksesi i padiskutueshëm i këngës ‘S’jena mo’ ka arritur të konfirmohet edhe më tutje, kur kënga për një kohë shumë të shkurtër nga lansimi ka arritur të shikohet më shumë se 10 milionë herë.

Kënga e krijuar nga djemtë e Baba Stars po vazhdon të pëlqehet e të dëgjohet ndërsa Majk ka thënë se ky sukses e ka inspiruar për të bërë edhe shtatë këngë të reja, transmeton lajmi.net.

‘S’jena mo’ është në maje të top listës ‘Kënga e Javës’ dhe ju mund të vazhdoni ta votoni këtu./Lajmi.net

YouTube player