10 gjërat që duhet t’i dini për Kalashnikovin

Mikhail Kalashnikov, shpikësi i AK-47, vdiq të hënën në moshën 94 vjeçare, pas një karriere të madhe në ushtrinë ruse. Shpikja e tij është riprodhuar më shumë se 100 milionë herë që nga viti 2009, dhe është arma e zjarrit më e popullarizuara në botë.

Bota

24/12/2013 20:42

1. Ai aspironte që të bëhej poet: Si i ri, Kalashnikov adhuronte makineritë por kishte edhe një prirje tjetër, atë për poezi. Ai shkroi poezi gjatë gjithë jetës së tij, dhe në mesin e tyre edhe 6 libra.

2. Ai njëherë udhëtoi me vetura të rastit për në shtëpinë e tij në Rusi: Kalashnikov u lind në Kurya në Rusi, por familja e tij ishte dëbuar në Siberi gjatë regjimit të Stalinit, në kohën kur ai ishte fëmijë. Ai e la familjen e tij, kur ishte në klasë të shtatë, dhe me vetura të rastit apo auto-stop udhëtoi rreth 1 mijë kilometra dhe u kthye në vendlindjen e tij në Kurya.

3. Djali i tij ishte gjithashtu një tregtar i armëve. Kalashnikov kishte katër fëmijë me gruan e tij, Ekaterina Viktorvna Moiseyeva , e cila ishte inxhiniere. Djali i tyre më i vogël, Viktori, është një tregtar i shquar i armëve të vogla dhe gjithashtu ka shpikur armën PP-19 Bizon, një armë gjysmë-automatike.

Mikhail Kalashnikov (djathtas) me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin

4. Ai ishte plagosur në ushtri. Kallashnikov iu bashkua ushtrisë kur ishte 19 vjeç dhe ka shërbyer në divizionin e tankeve ruse, ku më pas ai shpiku edhe përmirësimet për tanke. Kur ai u plagos nga nazistët në betejën e Bryansk’as, dhe në kohën sa po shërohej, punoi në krijimin e armëve.

5. AK-47 është emëruar sipas tij. Shpikja e Kalashnikov me nënshkrimin AK-47, qëndron për “Avtomat Kalashnikov”. Avtomat në rusisht do të thotë “automatike” dhe në vitin 1947, është viti kur ai e shpiku këtë armë, kur ai ishte vetëm 28 vjeçar.

6. Ai ka një linjë personale të vodkas. E prodhuar në Shën Petersburg, Kalashnikov Vodka bëhet me ujë nga liqeni Ladoga dhe është klasifikuar si një pije me eksport luksoz. Kjo pije është një shkallë më e fortë se sa vodka e zakonshme, që nganjëherë edhe quhet si “forcë ushtarake”.

7. Ai nuk ishte i motivuar nga paratë. Kalashnikov shpesh ka thënë se paratë për të nuk ishin të rëndësishme, por ai ishte motivuar nga dëshira për t’i shërbyer vendit të tij.  Ai ishte shtyrë që të krijonte pushkën e tij të parë nga humbja e parë e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, për arsye se gjermanët ishin më mirë të armatosur. “Nuk më pëlqejnë gjërat luksoze”, kishte thënë ai. “Unë jam për një jetë të thjeshtë dhe të ndershme”.

8. Ai ishte një gjuetar. Kalashnikov e mori përsipër që të dilte në gjah së bashku me babën e tij në mënyrë që të mbante familjen. Ai mbeti një gjuetar entuziast edhe në pjesën tjetër të jetës së tij, përfshirë këtu edhe udhëtimet  vjetore të gjuetisë në Moose, që i bënte deri në fillim të viteve të tij të 90’ta.

9. Ai kishte një familje të madhe. Kalashnikov ishte fëmija i 17 nga 19 fëmijët e prindërve fshatarë. Vetëm 8 fëmijë mbijetuan deri në moshën e rritur, dhe në moshën 6 vjeçare, Kalashnikov për pak sa nuk vdiq nga një sëmundje.

10. Atij i vinte keq që shpikjen e tij e përdornin terroristët. Në moshën 82 vjeçare, Kallashnikov tha se ishte krenar për shpikjen e tij, por nëse ai do të duhej që ta bënte prapë, ai do të donte që të shpikte diçka më pak shkatërruese. “Do të preferoja që të shpikja një makinë që njerëzit do të mund ta përdornin që t’u ndihmonte bujqve për punën e tyre- për shembull një kosë bari”, tha ai. Sidoqoftë, i pyetur se si flinte ai duke e ditur se me shpikjen e tij janë vrarë shumë njerëz, ai u përgjigj: “Flejë i qetë, faleminderit”.