Tadiq: Nuk ka asnjë marrëveshje koalicioni, e hëna dita finale

Lideri i Partisë Social Demokrate serbe, Boris Tadiq, ka thënë se partia e tij “ nuk ka arritur asnjë marrëveshje” me Demokratët dhe Liberal Demokratët, për të formuar një listë të përbashkët elektorale, duke shtuar se e hëna është afati i fundit për një marrëveshje, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Lajme

28/02/2016 19:59

Tadiq ka thënë këtë në një deklaratë për B92 pasi televizioni kishte raportuar që tri partitë opozitare janë pajtuar për formimin e koalicionit “ Serbia Demokratike –DS-LDP-SDS” në një listë elektorale të udhëhequr nga Dragoljub Micunoviq, i cili ishte presidenti i parë i Demokratëve.

Burimet në tri partitë kanë konfirmuar se kanë pasur një takim të suksesshëm, por liderët e tyre zyrtarisht thanë se një konkluzion i tillë është i beftë,”  raportoi B92

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur. Diskutimet do të vazhdojnë”, tha Tadiq.

Lideri i Demokratëve, Bojan Pajtic ka postuar në Twitter se partnerët potencial të koalicionit do të takohen përsëri të dielën.