Tableti Yoga 2 Pro i Lenovo mund të përdoret si projektor

Lenovo ka lansuar një tabletë të re Android, që është njëri ndër tabletët më të bukur që keni parë ndonjëherë.

Auto & Tek

12/10/2014 16:14

I quajtur ‘Yoga Tablet 2 Pro’, pajisja 13 inç ofron të gjitha ato që mund t’i prisni nga një tabletë të kualitetit të lartë: një sistem operativ Android më të avancuar, një procesor shumë të shpejtë dhe një kamerë me kualitet të lartë.

Ndryshimet në këtë tabletë janë të dukshme. Lenovo ka vendosur një miniaturë projektori në pjesën anësore të pajisjes, kështu që ju do të mund të projektoni ekranin e pajisjes në një mur afër jush, transmeton Lajmi.net.

Tingëllon bukur, që edhe është, pasi që kjo tabletë u pëlqye shumë nga të gjithë, për shkak të mundësisë së tij me projektor.

Videon e kësaj pajisje mund ta shihni më poshtë: