Tableti i Lenovos do të kopjojë shkrimin e dorës

Një kompani që kërkon të zërë vendin e saj mes “Apple” dhe “Samsung” që të dominojnë në tregun e telefonave, është ajo kineze “Lenovo”.

Auto & Tek

01/09/2016 15:45

Kjo kompani ka prezantuar së fundmi “Lenovo Yoga Book”, që mund të shndërrohet në një laptop, apo më mirë akoma, të kopjojë nga ju çdo gjë që shkruani në një fletore të thjeshtë.

Zyrtarë të kësaj kompanie janë shprehur se ndryshe nga shumica e tabletëve tradicionalë, “Lenovo Yoka Book” ka një pajisje ekstra që lidhet me ekranin dhe shndërrohet në tastierë, apo fushë vizatimi e pikturimi për përdoruesin, transmeton TCh njoftimin.

Ata kanë shtuar se veç kësaj, nëse merret një copë letër e zakonshme dhe një stilolaps, vendoset mbi këtë pjesë dhe shkruhet me stilolaps, tableti është në gjendje që të kopjojë gjithçka që ju shkruani në letër dhe ta regjistrojë në memorien e vet.

“E gjithë kjo mundësohet falë një fushë elektromagnetike që vepron deri në 1 centimetër mbi pajisjen ndihmëse dhe regjistron të gjitha lëvizjet e stilolapsit apo lapsit”, kanë deklaruar zyrtarët e kompanisë “Lenovo”.