Tabletët me senzorë 3D të Google do të jenë të gatshëm vitin tjetër

Falë bashkëpunimit me LG, klientët e produkteve të Google do të jenë në gjendje që shumë shpejtë të monitorojnë shtëpinë, hartojnë vendbanimin fizik ose të luajnë lojëra tepër të bukura me asgjë më shumë se sa një tabletë.

Auto & Tek

28/06/2014 20:05

Google ka qenë duke punuar për disa kohë me universitete të ndryshme, laboratorë kërkimor, prodhues, dhe kompani të tjera të teknologjisë për të krijuar mundësi për të hartuar dhe kuptuar botën në tre dimensione nëpërmjet një celulari të mençur ose një tablete.

I quajtur ‘Projekti Tango’, u njoftua fillimisht në shkurt, ideja e të cilit është tu japë pajisjeve një ndjenjë të posaqme të tyre në botën tonë, dhe për të hapur një grumbuj mundësish të reja për përdorimin e celularëve të mençur dhe tabletëve.

Për shembull, duke përdorur Google Maps në një celularë të mençur, ju do të jeni në gjendje që ta shihni hartën e vendodhjes tuaj apo mjedisin në 3D. Kështu që nëse jeni në një ndërtesë të madhe dhe nuk mundeni ta gjeni një dhomë të caktuar, përmes projektit Tango ju do të siguroheshit që të gjeni derën e duhur.

Por ashtu si syzet e Google dhe kufjet e saj të mençura, Projekti Tango ishte menduar të jetë në një fazë të hershme të zhvillimit. Ka pajisje prototip në dispozicion për prodhuesit që duan të ndërtojnë aplikacione për ta, por ata kushtojnë më shumë se $1,000 secili, dhe në aspektin e dizajnit, do të kishte shumë punë.

Kështu që erdhi si surprizë kur Google njoftoi se ishte duke punuar me LG dhe ka planifikuar që të ofrojë teknologjinë e saj në tabletët e rinj në vitin 2015.

Edhe pse nuk ka përmendur specifika apo çmime, Google ka konfirmuar se është duke punuar gjithashtu edhe me Unity dhe me krijuesin e qipave për pajisje të lojërave Qualcomm, si pjesë e zhvillimit të konsumatorit.