Tableta e kualitetit të lartë Iconia Tab 8 e Acer

Nëse dëshironi një tabletë Android me performancë të lartë që mund të garojë me iPad mini, atëherë tableta Iconia Tab 8 e Acer është tableta e duhur.

Auto & Tek

01/06/2014 21:35

Një raport i bërë sot nga Computex, tregon që tableta është e tillë që lë shumë përshtypje dhe që përmban specifika të sofistikuara dhe mund të blehet vetëm me $270.

Tableta ka një ekran 8 inç IPS me një rezolucion të piksellve prej 1920 x 1200, që do të thotë se ne do të shohim një imazh më të gjallë.

Pjesa prapa dhe pjesët anësore janë të mbuluara nga metali. Paisja peshon 360 gram dhe është vetëm 8.5 mm e hollë.

Klinentët do të marrin sistemin Android 4.4 në pajisje, së bashku me procesorët më të fundit të Intel, procesorët dy-bërthamësh Z3745.

Problemi i vetëm në këtë pajisje ndoshta është bateria, e cila mund ta mbajë energjinë vetëm për 7.5 orë gjatë shikimit të videove në kualitetin 720p, sipas Acer.

Tableta vjen e pajisur me një kamerë para dhe prapa, por testimet që i janë bërë nuk janë aq impresionuse.

Iconia Tab 8 do të lansohet në dyqanet europiane në mes të korrikut, sipas Acer dhe do të vijë në SHBA më vonë.

Pajisja përmbanë 2GB RAM, 16GB të hapsirës për ruajtjen e të dhënave dhe një mikro-kartë SD shtesë për më shumë hapsirë.