Tableta e ardhshme e Google do të ketë teknologjinë 3D

Google është duke planifikuar që ta lansojë një tabletë të re me \"kapacitet të avancuar\", që do të përdorte dy kamera prapa, të lidhura me një senzorë dhe një program për të kapur imazhe 3D të objekteve dhe dhomave.

Auto & Tek

24/05/2014 23:20

Sipas raportit të gazetës Wall Street, tableta e re e Google me teknologjinë 3D do të ketë një ekran 7 inç ku planifikon të prodhojë 4,000 prototip të tabletës muajin e ardhshëm.

Tableta, e cila është pjesë e projektit Tango, do të mund të lansohet gjatë konferencës I/O të Google, e cila është e caktuar të ndodhë në fund të muajit qershor.

Projekti Tango, të cilin Google e lansoi në shkurt, është një celular me senzorë 3D, i dizajnuar për të ndihmuar në navigacion vizuel dhe për të krijuar video lojëra më tërheqëse.

Google planifikon të lansojë një sasi të vogël të celularëve dhe ndoshta edhe të tabletëve.