“Ta pastrojmë Kosovën” nesër me aksion në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

“Let’s Do It Kosova”, ka zgjedhur rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë për ta pastruar.

Lajme

14/10/2018 19:28

“Let’s Do It Kosova”, përmes një njoftimi për media, bën me dije se nesër 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00 do të organizohet aksion pastrimi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, përkatësisht në Rrugën “Muharrem Fejza”.

Paraprakisht, “Let’s Do It Kosova” u ka bërë ftesë edhe banorëve të asaj lagjeje që t’i bashkohen aksionit.

Aksioni për pastrimin e Kosovës ka nisur më 15 shtator, e për këtë në nivel vendi është krijuar një task-forcë.