Ta ndihmojmë Dafina Berishën

Vajza 27 vjeçare, Dafina Berisha, e cila është doagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute, është shtruar në një spital në Stamboll të Turqisë, ku edhe do të marrë trajtimet e nevojshme.

Lajme

04/06/2017 16:38

Familjarët e Dafinës së bashku me qytetarët bamirës kanë arritur të sigurojnë një pjesë të shumës (40.000) nga 120.000 euro, që është kërkuar fillimisht për trajtimin e saj.

Këtë e ka bërë të ditur babai i vajzës së sëmurë, Rrahim Berisha, për klankosova.tv

Ai ka shtuar që edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një shumë prej 30.000 euro, kur edhe ka pajisur Dafina Berishën me dokumentacionin e nevojshëm për ta dërguar për shërim jashtë vendit.

Berisha ka thënë që Dafina aktualisht është duke përfunduar analizat e nevojshme dhe se ekziston mundësia që do të këtë nevojë për transplantimin e palcës kurrizore.

E ky operacion rritë edhe koston e shërimit të Dafines, që mund të shkoj deri në 200.000 euro.

Familja Berisha bën thirrje për të gjithë qytetarët që t’ju ofrojnë ndihmë për vajzën 27 vjeçare, e cila po përballet me këtë sëmundje të rëndë.