Ta luash rolin e viktimes para zgjedhjeve

Skena politike në Kosovë në periudha të caktuara kohore ka pësuar ndryshime në aspektin e dominimit poliitik në vend.

Lajme

04/11/2016 23:32

Shkruan: Artan Muhaxheri

Paslufta në Kosovë ishte periudha në të cilen dominonte Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo për shkak të liderit të tyre historik Ibrahim Rugova i cili aso kohe gëzonte respekt nga qytetarët, pavaresisht asaj që në skenë dulen edhe disa subjekte politike siç ishte Partia Demokratik e Kosoves, Alenaca për Ardhmerin e Kosoves , dhe parti të tjera që kishin më pak ndikim në masë , mirëpo LDK ariti ta mbante primatin si partia e parë.

Mbështetja e LDK‘së filloj të binte edhe atëherë kur  Ibrahim Rugova ishte gjallë, por pas vdekjes së tij mbështetja e këtij subjekti politik ra drastikisht, duke e mar primatin dhe dominimin në skenën politike Partia Demokratike e Kosoves e udhëhequr nga  Hashim Thaçi.

Në raport me interesat kohë pas kohe kanë ndryshuar edhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin e Kosoves fillimisht si parti e re erdhi Partia Reformiste Ora e Veton Surroit, pastaj Lidhja Demokratike e Dardanise e Nexhat Dacit, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit dhe së fundmi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Asnjëra nga këto që ishin subjekte parlamenatre nuk mundeshin  ta rrezikonin vendin e parë dhe vendin e dytë.

Pra, me kohe skena poltike ka pësuar ndryshime por ajo që asnjëherë nuk ka ndryshuar në strategji të funskonimit të saj ishte dhe vazhdon të jetë Lidhja Demokratike e Kosoves e cila gjithmonë viktimizimin e ka armë për të  mbijetuar në skenen politike sidomos atëherë  kur fillohet të flitet për zgjedhje.

Sa herë dhe sa shpesh kjo parti politike ka pasur mundësi ti zbardh të gjitha vrasjet e zyrtarëve të saj që kanë ndodhur para dhe pas luftes asnjëherë nuk është bërë përpjekje  serioze veprimi që do të çonte në zbardhjen e të gjitha vrasjeve të ashtu quajtura politike.

Lidhja Demokratike e Kosoves që 17 vite në vend se të veproj ka vendosur të flasë dhe ti përdor zyrtaret e saj të vrarë për motive politike dhe elektoriale. Dhe tashmë ata nuk janë vrarë vetëm njëherë por po vriten sa herë që po përdoren nga ky subjekt politik për tu viktimizuar para qytetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosoves ka humbur disa mundësi që kanë mundur minimalisht të lehtësojnë dhimbjen e familjarëve të vrarë dhe të antarësisë, Si mundësi ishte një inicim që ka ndodhur në Kuvend para disa viteve që të hetohen vrasjet politike të ndodhura në Kosovë por pikërisht kjo  është penguar edhe nga vetë LDK’ja , si mundësi tjetër është kryeministri  Isa Mustafa që është nga LDK dhe që mund ti përdor të gjitha mekanizmat për të hetuar vrasjet e zyrtarëve të saj në mënyrë që njëherë e mirë të largohen nga agjenda e komunkimit politik çështja e vrasjeve.

Duke pasur parasysh deklaratat publike të zyrtarëve të LDK’së dhe veprimet e tyre karshi kësaj çështje me të drejtë mund të mendohet që kjo parti nuk dëshiron ta zgjidh këtë problemtik për tri arsye; ose mund të qëndroj prapa këtyre vrasjeve, ose i konvenon ta luaj rolin e viktimes duke i përmnendur  sa here bëhet fjalë për zgjedhje, ose të dyja nga këto.