Szczesny tregon se si arriti ta pret penalltinë e Higuainit

Wojciech Szczesny ka zbuluar se si arriti ta mbronte penalltinë e Gonzalo Higuainit mbrëmë.

Sport

12/11/2018 08:19

Wojciech Szczesny ka thënë se ai e njeh shumë mirë Gonzalo Higuainin dhe e dinte se ku do të gjuante.

“Ne e njohim njëri tjetrin mirë”, ka thënë fillimisht portieri polak, përcjell “lajmi.net”.

“E di se Higuain dëshiron të gjuaj poshtë dhe fort, kështu që gjithçka shkoi mirë.

“Ronaldo më tha që të gjuhesha më herët, pasi Pipita gjuan fort, por e dija me kohë se nga do të gjuante…Ne shënuam herët e kontrolluam lojën dhe e ulëm tempon, ajo ishte se çfarë dëshironim”, ka shtuar më tej Szczesny. /Lajmi.net/