Szczesny kërkon falje

Portieri Wojciech Szczesny e ka përshkruar humbjen e Arsenalit nga Liverpool me rezultat 5:1 në Anfield si “turpërim”, dhe kërkoi falje për rezultatin. Gjiganti londinez pranoi golin e parë pas vetëm 52 sekondash lojë kurse ishte në disavantazh 4:0 në minutën e 20’të të takimit pas shënimeve nga Martin Skrtel (dy) dhe Raheem Sterling e…

Sport

08/02/2014 19:51

Portieri Wojciech Szczesny e ka përshkruar humbjen e Arsenalit nga Liverpool me rezultat 5:1 në Anfield si “turpërim”, dhe kërkoi falje për rezultatin.

Gjiganti londinez pranoi golin e parë pas vetëm 52 sekondash lojë kurse ishte në disavantazh 4:0 në minutën e 20’të të takimit pas shënimeve nga Martin Skrtel (dy) dhe Raheem Sterling e Daniel Sturridge.

Sterling shtoi golin e tij të dytë pas intervalit kurse Mikel Arteta realizoi golin e ngushëllimit për Arsenalin nga penalltia.

“Ishte turpërim”, shkroi Szczesny – i cili pranoi gjashtë gola në dhjetor nga Manchester City – në profilin e tij në Facebook.

“Kërkoj falje nga të gjithë që na përcollën gjatë 90 minutave të ndeshjes”.

Ngjashëm i ashpër në komentet e tij ishte edhe menaxheri Arsene Wenger i cili deklaroi se skuadra e tij dukej si të luante në “xhirim të përsëritur”.