Szczesny e paralajmëron Man Utd para përballjes

Wojciech Szczęsny ka folur rreth barazimit me Genoan, por edhe për ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/10/2018 17:25

Wojciech Szczęsny ka thënë se ata e kërkuar fitoren, mirëpo që në fund morën një pikë.

“Mendoj se fitorja do na përgatiste më mirë për ndeshjen e ardhshme, mirëpo ishte një zhgënjim”, ka thënë polaku për ‘Sky Sport’, përcjell “lajmi.net”.

“Ai ishte një zhgënjim, pasi të gjithë ndaluan, duke menduar që topi do të shkonte në kënd, por ishte një asist fantastik, ashtu si gjuatja me kokë”.

“Ndeshja ndaj Manchester United? Kur kam debutuar atje, kam humbur, por në ndeshjen e fundit kam fituar, andaj dua që edhe kësaj radhe të fitoj”, ka përfunduar Wojciech Szczęsny para ndeshjes me Manchester Unitedin në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/