Syzet që ju bëjnë të ndiheni si përdorues droge

Nëse jeni kuriozë të dini se çfarë efekti ka droga, por nuk doni ta provoni atë, atëherë mund të vini një palë syze të krijuara nga artisti hungarez Bence Agoston, syze që simulojnë halucinacionet e substancave të ndaluara.

Fun

06/08/2015 13:14

Syzet 3D kanë formën e atyre që përdorte këngëtari John Lennon, dhe sipas ‘Fast Company’ të krijojnë përshtypjen sikur ke marrë LSD.

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë video në qarkullim që të na bëjë të kuptojmë se çfarë shohim me këto syze./ Top Channel