Syzet e Google tani ofrojnë qasje në listën e kontakteve të celularit tuaj

Google ka përditësuar sistemin e syzeve të mençura, duke e bërë të mundur për përdoruesit që të kenë qasje në listën e kontakteve të celularit të tyre përmes syzeve.

Auto & Tek

21/08/2014 19:09

Përditësimi i ri i syzeve të mençura të Google ju mundëson përdoruesve që të kenë qasje në listën e kontakteve të celularit të tyre direkt nga syzet, transmeton Lajmi.net.

Top 20 kontaktet tani janë të gatshme të qasen përmes zërit, përderisa të tjerat përmes prekjeve.

Ndryshime të tjera përfshijnë edhe një mënyrë të re të dërgimit të mesazhit tek ndonjë kontakt dhe ndërrimit në mes të e-mail apo SMS.

Përdoruesit e Android do të jenë në gjendje që t’i përdorin këto funksionalitete pasi që ta marrin përditësimin e fundit të syzeve. Kurse përdoruesit e iOS do të duhet të presin derisa Google të lansojë përditësimin edhe për ta në javën e ardhshme, transmeton Lajmi.net.