Syzet e Google në dispozicion për blerje javën e ardhshme

Google njoftoi të enjten se produkti i tyre, Google Glass, do të jetë në dispozicion për blerje në SHBA javën e ardhshme. Për vetëm një ditë, Google do t’i japë mundësinë një të rrituri në SHBA për të blerë “Syzet Eksploruese”, siç i quan gjigandi i internetit, syze këto 49 gram me sistem kompjuterik. “Çdo…

Auto & Tek

12/04/2014 18:34

Google njoftoi të enjten se produkti i tyre, Google Glass, do të jetë në dispozicion për blerje në SHBA javën e ardhshme.

Për vetëm një ditë, Google do t’i japë mundësinë një të rrituri në SHBA për të blerë “Syzet Eksploruese”, siç i quan gjigandi i internetit, syze këto 49 gram me sistem kompjuterik.

“Çdo i rritur në SHBA mund të bëhet një eksplorues duke vizituar faqen tonë dhe duke blerë syzet prej qelqi për 1500$ + taksat – që tani vijnë me një hije tuaj të preferuar ose kornizë, në saje të zbulimeve nga eksploruesit tanë aktual”, tha kompania në një blog post.

Duke pritur se do të kenë shumë kërkesa, Google thotë se furnizimi me këto syze është i kufizuar, kështu që duhet të jeni më i shpejtë nëse dëshironi të jeni në listën e ngushtë të blerësve.

Shitjet do të fillojnë në ora 09:00, por njerëzit mund të regjistrohen në Google për të marrë një ri-kujtim se shitjet kanë filluar. Fatkeqësisht kjo ofertë është vetëm për SHBA.

“Për të gjithë ata jashtë SHBA-së… e dimë. Na vjen shumë keq. Ne nuk jemi ende të gatshëm për të sjellë këto syze prej qelqi në vendet e tjera”, tha kompania.