Syze speciale për tifozët e Man City

Tifozët e Manchester Cityt do të shpresojnë se do të arrijnë të performojnë kremtimin e famshëm të golave ‘Poznan’, gjatë finales në Capital One Cup kundër Sunderlandit në Wembley të dielën. Dhe, ata tashmë janë bërë gati për të, duke përgatitur një palë syze që u mundësojnë të mos e humbin ndeshjen. Problemi është se…

Sport

27/02/2014 18:28

Tifozët e Manchester Cityt do të shpresojnë se do të arrijnë të performojnë kremtimin e famshëm të golave ‘Poznan’, gjatë finales në Capital One Cup kundër Sunderlandit në Wembley të dielën.

Dhe, ata tashmë janë bërë gati për të, duke përgatitur një palë syze që u mundësojnë të mos e humbin ndeshjen.

Problemi është se stili i pazakonshëm i festimit të golit – i huazuar nga skuadra polake Lech Poznan – nënkupton që tifozët t’ia kthejnë shpinën aksionit në fushë, dhe mund të humbin ndonjë ngjarje në të.

Festa në stilin Poznan

Mirëpo, në ndihmë të tifozëve të Cityt ka dalë sponsori i League Cup, Capital One, që ka prodhuar një edicion të limituar të syzeve që do t’ju mundësojnë atyre që edhe nëse ia kthejnë shpinën fushës, prapë të jenë në gjendje të shohin se çka është duke ndodhur në të.

E veçantë, s’ka fjalë.