Sytë tuaj nuk kanë evoluar që të shikoni në ekran gjithë ditën

Ti zgjohesh dhe shikon në telefon. Ndez televizorin dhe e shikon derisa ha mëngjes.

Lifestyle

15/12/2017 11:10

Shikon herë pas here telefonin nëse ka diçka. Në zyrë, shikon në kompjuter deri në drekë, pastaj shikon telefonin përsëri. Shikon tv gjatë darkës, pas darkës sërish je në telefon ose në tablet. Pastaj vazhdon ta shikosh telefonin derisa të flesh. Kështu, ti mbush thuajse 18 orë të ditës suaj duke shikuar këto mjete.

Ndjen se të dhëmbin sytë apo ju djegin? Nuk jeni të vetëm.

Për të zvogëluar tendosjen e syve, disa ekspertë sugjerojnë rregullin 20-20-20, shkruan curiosty, transmeton lajmi.net.

Çdo 20 minuta, shikoni diçka 20 metra larg për 20 sekonda. Gjithashtu ju mund të mbyllni sytë periodikisht. Por edhe nëse e bëni këtë dhe ulni ndriçimin në ekranin tuaj, ju ende prishni vrimat e syve me një breshëri të vazhdueshme fotonesh.

Nëse shpenzoni një sasi të konsiderueshme të ditës suaj në ekran, ju duhet patjetër të merrni masa për mbrojtjen e syve tuaj. Një kontroll tek mjeku nuk është asnjëherë i tepërt. /Lajmi.net/