Sytë kah Franca, në ‘Grand Slamin’ e Parisit në xhudo (FOTO)

Nesër më fillim nga ora 9 starton Grand Slami i Parisit në xhudo.

Sport

10/02/2017 23:28

Kosova në këtë garë të rëndësishme, përfaqësohet me katër xhudistë.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, janë kandidatët që përfaqësojnë Kosovën në kryeqytetin francez.

Interesant është fakti se Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi konkurrojnë në kategorinë deri në 52- kilogramë, dhe mundësinë e vetme për t’u përballur, e kanë vetëm në finale, shkruan lajmi.net.

Në shortin e hedhur sot, të dy këto xhudiste kanë kaluar raundin e parë pa luftë.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi në tre edicionet e fundit të kësaj gare, ka qenë kampione e padiskutueshme në kategorinë deri në 52 kilogramë.

akill norro isdi

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6