‘Syri i Perëndisë’ i ndritshëm shfaqet në qiell në mes të askundit /VIDEO

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin kur shfaqet "Syri i Perëndisë" në mes të askundit.

Fun

05/07/2018 15:26

Videoja është filmuar në Mongolinë e brendshme të Kinës dhe tregon një formim të reve të formuara në formë të një syri të shndritshëm.

Videoja po shkon viralisht në mediat sociale kineze pasi një banor e filmoi atë në rajonin Hulunbuir, transmeton lajmi.net.

Asnjë detaj tjetër nuk duket të jetë i disponueshëm në klipin e jashtëzakonshëm që u filmua më 25 qershor.

Por duket sikur qielli është i qartë, përveç një re të vetme që në mënyrë të çuditshme rri pezull mbi diell. /Lajmi.net/