Synohet organizimi i forumit ekonomik Kosovë-Turqi

Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajme

09/02/2017 17:49

Kelmendi e informoi ambasadoren për prioritet e Qeverisë së Kosovë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, raporton lajmi.net

Në këtë takim u theksua nevoja dhe gatishmëria për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, duke u vlerësuar edhe hyrja në fuqi e Ligjit për Investime Strategjike.

Nga ana e saj ambasadorja Kiliç potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Po ashtu, ambasadorja shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Turqisë që edhe më tutje të ndihmoj Republikën e Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën ekonomike. /Lajmi.net/