Synimi i Man Utd është që ta largojë Pogban në janar

Manchester United po shpreson ta largojë Paul Pogban në drejtim të Juventus.

Sport

16/12/2018 07:57

“Djajtë e kuq” dëshirojnë ta shesin transferin rekord të tyre në merkaton e janarit, sipas “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Dihet publikisht se francezi dhe trajneri i skuadrës, Jose Mourinho nuk kanë raporte aspak të mira.

Duket se skuadra tashmë ka vendosur se cilin do ta mbajë dhe cilin do ta largojë nga skuadra.

United po shpresojnë në një marrëveshje/shkëmbim me Juventus e cila do të dërgonte Pogban në Torino, dhe në shkëmbim do të pranonte Miralem Pjanic apo Alex Sandron. /Lajmi.net/