Synimi i artistëve shqiptarë për të depërtuar në tregun ndërkombëtar

Tregu muzikor shqiptar për shumë emra të muzikës duket se është shumë i vogël për karrierën e tyre.

ShowBiz

15/12/2017 11:39

Madje, dëshira për ta treguar talentin në muzikë ka bërë që shumë prej tyre ta synojnë tregun botëror ndërkombëtar muzikor, shkruan lajmi.net

E duke qenë se teknologjia e ka lehëtësuar këtë pjesë, mundësitë e tyre veç sa janë rritur më shumë.

Forma më e mirë për të bërë një depërtim të tillë, është realizimi i këngëve në gjuhën angleze.

Era Istrefi, Elvana Gjata e Dafina Zeqiri janë vetëm disa nga emrat e njohur shqiptarë që kanë bërë një gjë të tillë.

E njëjtë si ta, po provojnë edhe Arilena Ara,  Elhaida Dani dhe Miriam Cani me Alban Skenderaj, veçse këta kanë gjetur një formë tjetër për ta bërë këtë.

Si Arielna e Elhaida, ashtu edhe Miriami dhe Albani po lansojnë këngë shqip, e më pas po e bëjnë versionin anglisht.

Arilena pati publikuar këngën ‘Nëntori’ në gjuhën shqipe, pastaj solli dhe ‘I’m sorry’ në gjuhën angleze.

YouTube player
YouTube player

Edhe Elhaida bëri të njëjtën gjë, pasi në shqip e këndoi këngën ‘E ngrirë’ ndërsa  ditë më vonë solli të njëjtën këngën në gjuhën angleze me titull ‘Amazing’.

YouTube player
YouTube player

Këtë stil po e përdorin edhe Miriami dhe Albani. Dyshja e skenës kanë lansuar këngën ‘Dhurata’ si dedikim për vajzën e tyre Amelia. E përmes një fotografie të hedhur në Instagram, Miriam ka konfirmuar se këtë këngë do e sjellin edhe në gjuhën angleze me titull “More than a Song”, shkruan lajmi.net

YouTube player

capturee

Si do që të jetë, urojmë që kjo përpjekje e tyre të jetë realizim e të mos mbetë vetëm një tentativë!/Lajmi.net/