Sylvester Stallone feston ditëlindjen e 72-të bashkë me gruan dhe tre vajzat

Fansat në Mbretërinë e Bashkuar ishin të lumtur ta shihnin në Londër aktorin e njohur, pas thashethemeve që qarkulluan në fillim të këtij viti, ku thuhej se ai kishte vdekur.

ShowBiz

06/07/2018 22:37

Sylvester Stallone ishte takuar me fansat pasi kishte darkuar bashkë me gruan dhe vajzat të tij, të mërkurën, në Londër, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ikona e Hollywood-it mbushi 72-vjet, ndërsa shijoi një darkë të këndshme bashkë me gruan Jennifer Flavin, 49 vjeç, vajzat, Sophia, 21 vjeç, Sistine, 20 dhe Scarlett, 16.

Aktori kishte veshur një palë xhinse, një bluzë të zezë si dhe një xhaketë sipër saj, ndërsa shumë elegante dukej bashkëshortja e tij.

Vajza e çiftit, Sistine, është modele e cila ka nënshkruar me IMG, ndërsa është shfaqur në faqet e “Teen Vogue”, “Harper’s Bazaar” dhe “Town & Country”. /Lajmi.net/