Swiftkey, tastiera e famshme e Android tani pa pagesë

Swiftkey, aplikacioni tastierë shumë i famshëm i Android që përdoret për të shkruar në mënyrë super-të shpejtë tani është pa pagesë për të gjithë përdoruesit.

Auto & Tek

14/06/2014 17:18

Aplikacioni, i cili ka qenë njëri ndër aplikacionet më të shitur në Google Play që nga lansimi i tij në vitin 2012, kishte kushtuar $3,99 për ta blerë.

Por, tani ky aplikacion është i gatshëm për tu shkarkuar pa pagesë, përveç sfondeve të tij të cilët nëse përdoruesit dëshirojnë të shkarkojnë të reja duhet të paguajnë.

Sfondet kanë qenë shumë të kërkuara për Swiftkey, sipas Joe Braidwood, shefi i marketingut në këtë kompani.

Dyqani ka shtuar rreth 30 sfonde të reja, ku përfshihen që të dy opsionet, me dhe pa pagesë. Përdoruesit të cilët tashmë kanë paguar për aplikacionin, do të marrin paketën \”Premium\” prej 10 sfondeve të reja kur ata ta shkarkojnë përditësimin.

Swiftkey do të ofrojë tastiera të reja gjithashtu edhe për iOS në një të ardhme të afërt. Kompania lansoi aplikacionin e parë për iOS, SwiftKey Note, më herët këtë vit. 

Swiftkey është duke planifikuar një aplikacion të plotë tastierë për iOS tani pasi që Apple ka bërë të mundur tastierat e kategorisë së tretë në iOS 8.