Swansea ia beson një numër shumë të rëndësishëm Bersant Celinës

Skuadra e Swansea City ka publikuar numrat e  lojtarëve për sezonin e ri në Championship që starton këtë fundjavë.

Sport

03/08/2018 18:42

Pjesë e skuadrës së njohur nga futbolli anglez këtë sezon do të jetë edhe sulmuesi nga Kosova, Bersant Celina.

Djaloshi nga Prizreni u largua nga Manchester City, për t’u transferuar te Swansea City, me të cilën skuadër do të kërkojë rikthimin në Premierligë.

Se Celina po konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm te Swansea, e dëshmon edhe besimi i skuadrës, duke i dhënë numrin 10 në fanellë.

Celina sezonin e kaluar ishte pjesë e Ipswich Town, për të cilën skuadër realizoi shtatë gola./Lajmi.net/

YouTube player