Swansea eliminon Man Utd’in

Ky stinor është duke shkuar zi e më zi për Manchester Unitedin. Kampioni i Premierligës u eliminua në rrethin e tretë në FA Cup pas humbjes 2:1 në Old Trafford nga Swansea. Në duelin ku vendasit ishin favorit për të siguruar kualifikimin tutje, Swansea befasoi Unitedin duke shënuar fitoren e parë në histori të klubit…

Sport

05/01/2014 18:26

Ky stinor është duke shkuar zi e më zi për Manchester Unitedin. Kampioni i Premierligës u eliminua në rrethin e tretë në FA Cup pas humbjes 2:1 në Old Trafford nga Swansea.

Në duelin ku vendasit ishin favorit për të siguruar kualifikimin tutje, Swansea befasoi Unitedin duke shënuar fitoren e parë në histori të klubit në shtëpinë e gjigantit anglez.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi herët në minutën e 12’të pas golit nga Wayne Routledge. Mirëpo, United u kundërpërgjigj shpejt duke barazuar rezultatin nëpërmjet sulmuesit meksikan Javier Hernandez i cili luajti si titullar në vend të Wayne Rooneyt të lënduar.

Pjesa e parë u mbyll në barazim. Kurse, në minutën e 63’të në lojë u inkuadrua edhe ylli kosovar Adnan Januzaj i cili zuri vendin në krahun e djathtë në vend të Antonio Valencias.

Mirëpo, as depërtimet e tij nuk i kryen punë Unitedit që fillimisht mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të mbrojtësit Fabio në minutën e 80’të kurse në çastet e fundit të kohës së rregullt pësoi edhe një gol kur realizoi Wilfried Bony për fitoren dhe kualifikimin tutje të Swanseas.