Sveçla: Qëllimi i të pakënaqurve, ka qenë të shantazhohet kandidimi i Albin Kurtit për kryetar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Xhelal Sveçla, ka theksuar se qëllimi i të pakënaqurve ka qenë që të shantazhohet dhe të bllokohet kandidimi i Albin Kurtit për kryetar.

Lajme

16/01/2018 22:19

Ai në emisionin “Deba D”, ka thënë se diferenca i të pakënaqurve me pjesën tjetër ka qenë rruga se nga do të shkojë VV-ja dhe si do të organizohet ajo, si në aspektin e brendshëm poashtu edhe atë të jashtëm.

“Tashmë po shihet që kjo është e pamundur. Është një deklaratë që Kurti të mos kandidohet për kryetar. Kjo është e padrejtë edhe në asketin moral, por edhe në aspektin e brendshëm është kundër statutit të lëvizjes. Kemi thënë dikush nga ju ka aspirata edhe ide të mira për atë sesi duhet të shkojë VV-ja, të kandidoni dhe hyni në garë për kryetarin e lëvizjes”, ka shtuar Sveçla.