Sveçla për gylenistët: Policia s’po i dorëzon materialet që kemi kërkuar

Kryetari i komisionit hetimor për gylenistët, Xhelal Sveçla, tha se nga dëshmitë që i kanë qartësojnë se ka shkelje ligjore lidhur me depërtimin e shtetaseve turq nga Kosova në Turqi.

Lajme

04/10/2018 17:49

Ai shtoi se Policia e Kosovës ka dështuar t’i dorëzojë të gjitha materialet që ky komision i ka kërkuar.

“Nga dëshmitë e deritanishme mund të vërehet që ka shkelje ligjore të kushtetutës. Nuk dua të paragjykoj se cilat institucione kanë materiale e s’na kanë dhënë, por Policia e Kosovës ka dështuar në dorëzimin e të gjitha materialeve. Jemi duke i identifikuar të gjitha dhe do t’i drejtohemi me shkresë të tretë institucioneve që nuk i kanë dorëzuar të gjitha materialet”, tha Sveçla në emisionin “Frontal Live”.

Më tej shtoi se është vepër penale qoftë mendimi qoftë kundërshtimi i punës së këtij komisioni hetimor.

“Ka informata që tregojnë se këtu ka pasur edhe shkelje të qëllimshme. Kemi miratuar një plan të veprimit ku pritet të jenë rreth 22 dëshmitarë, kjo është lista e dëshmitarëve”, shtoi ai.